Shkendijat Magjepse Te Shpirtit
Bok av Xhemil Bytyci
Jane krijuar klube letrare gjithandej neper Evrope e gjetiu, qe kultivojne kete trajte shume te vecante dhe aq terheqese ne gjuhet e tyre amtare. Ne kete kontekst po permendim portalin ne internet WHA - 'World Haiku Association' (Asociacioni i Haikut Boteror), ne te cilin jane perfshire edhe poetet shqiptare me vjershat e tyre ne shqip dhe ne anglisht. Keshtu, eshte skalitur mendimi se "vetem mendjelehtit e gjore refuzojne te ndikohen nga letersia dhe poezia". Poeti amerikan Carl Sandburg konstatonte se "Poezia eshte nje jehone qe e pyet hijen te vallezoje". Gjendja poetike e doktor Xhemil Bytycit gjithnje eshte e preokupuar me veshtrime, vrojtime, meditime dhe gjykime te urta, duke mos shpikur konkludime me porosi arbitrare. Jean Cocteau do te thoshte, "Poeti nuk shpik - ai vrojton", andaj Bytyci nuk sajon, ai vetem shfaq fuqishem shqetesimet dhe castet e zhgenjimit te thelle: Perplasja veten Ne boten e rreme Mes njerezve kameleone.